Karikim për Zona rezidenciale

Zgjidhje për banesa dhe apartamente.

E dini që rreth 80% e karikimeve të makinave elektrike ndodhin në zona rezidenciale?
Kjo është arsyeja pse zgjedhja e karikuesit të duhur është vendimtare për sigurinë dhe performancën, si për automjetin tuaj ashtu edhe për shtëpinë.
Makina elektrike nuk është një pajisje elektrike e zakonshme.
Nëse udhëtoni 10,000 km në vit, ajo konsumon afërsisht 2,000 kWh energji — sa konsumi vjetor i një familjeje mesatare.
Zgjidh zgjidhjen që përballon këtë ngarkesë në mënyrë të sigurt dhe efikase.

Karakteristikat:

  • Karikues AC 3.6–22 kW
  • Aplikacion për monitorim dhe kontroll
  • Lidhje me sistem diellor (PV)
  • Optimizim i konsumit energjetik
  • Integrim me rrjetin OSHEE
  • Elegancë Nordike

Përfitimet:

  • Ulje e faturës mujore
  • Siguri dhe kualitet për makinën dhe shtëpinë tuaj
  • Karikim i shpejtë dhe i personalizuar
  • Rritje vizibiliteti në “Booking/AirBnB”
  • 3 dhe 5 vite garanci
  • Garantuar ulje 20-30% e kostove të instalimit

Amina

Zaptec Go

Autel

ZGJIDHJE PËR VENDE PUBLIKE DHE PRIVATE

Zgjidhje për biznese, hoteleri (turizëm), parkingje, institucione dhe qendra tregtare.

Karikimi në ambiente publike ose private — si në biznesin tuaj, kampuse apo parkingje — mbulon rreth 15% të nevojës totale për karikim.
Megjithatë, këto pika bëhen kritike kur mungon infrastruktura në banesa ose lagje.
Zgjidhjet tona inteligjente dhe fleksibile garantojnë një investim të sigurt.
Karikuesit industrialë optimizojnë procesin e karikimit pa mbingarkuar rrjetin elektrik
dhe reduktojnë ndjeshëm kostot e instalimit.

Karakteristikat:

  • Stacione AC dhe DC 3.6-22 kW
  • Sisteme pagesash dhe aplikacione për përdorues
  • Raporte dhe analiza për menaxhim energjie
  • Kontroll në kohë reale të konsumit dhe përdorimit
  • Integrim me rrjetin OSHEE
  • Elegancë Nordik

Përfitimet:

  • Rritje e vlerës së pronës
  • Monetizim i karikuesve
  • Mbeshtetje për flotat komerciale elektrike
  • Rritje vizibiliteti në “Booking/AirBnB”
  • 3 dhe 5 vite garanci
  • Garantuar ulje 20-30% e kostove të instalimit

Amina

Zaptec Pro

Autel

ZGJIDHJE PËR KARIKIM Të SHPEJTë

Zhvillim i infrastrukturës publike për qytetet dhe rrjetin kombëtar.

Karikimi super i shpejtë (DC >150 kW) i EkoVolt ju furnizon me energji për qindra
kilometra në vetëm disa minuta — ideal për zona ndërqytetase, autostrada, qendra tregtare apo flota.
Teknologjia modulare DC redukton kohën e ndalesës, rrit efikasitetin e infrastrukturës
dhe shmang mbingarkesat në rrjet falë menaxhimit inteligjent të ngarkesës.
Mobiliteti i së ardhmes kërkon stacione të fuqishme, të sigurta dhe të lehta për t’u
përdorur. Me EkoVolt Fast, ju jeni gjithmonë në lëvizje.

Karakteristikat:

  • Stacione DC për përdorim të hapur publik >150 kW
  • Integrim me rrjetin OSSH
  • Platformë qendrore për menaxhimin e shumë karikuesve
  • Monitorim, analiza dhe kontroll i balancës së ngarkesës

Përfitimet:

  • Shërbim modern për qytetarët
  • Optimizim i rrjetit elektrik
    Reduktim i ndotjes dhe konsumit fosil

Autel

Ekoenergetyka