EkoVolt lindi si rezultat i përvojës së gjatë të Dr. Kristian Sevdarit në sektorin elektromobil dhe energjetik në vendet Nordike dhe Shqipfolëse. Ai ka kryer doktoraturën në DTU – Universiteti Teknik i Danimarkës, me fokus në menaxhimin e karikimit të automjeteve elektrike dhe integrimin me burime të rinovueshme. Me mbi 9 projekte europiane e nordike (42+ milion €), Kristian ka kontribuar në zhvillimin e karikuesve të zgjuar dhe platformave të menaxhimit të aseteve energjetike. Në rajon, ka bashkëpunuar me OSHEE Group, KEDS, OST dhe KOSTT. Është gjithashtu themelues i IEEE REST dhe Qendrës SUSALB, si dhe përfaqësues në IEEE PES Task Force dhe IEA Task 53 për Danimarkën. Ekipi i EkoVolt vazhdon me Bajram Ilazi, më parë si themelues dhe CEO i start-up-it Enchele, ka drejtuar zhvillimin e sistemeve të automatizimit të shtëpive dhe menaxhimit të energjisë të bazuara në machine-learning. Ai ka eksperiencë të gjerë në dizajnimin e zgjidhjeve për energjinë inteligjente dhe IoT. Artan Roko – Me gati 20 vite eksperiencë në mirëmbajtjen e rrjetit, ka kaluar nga optimizimi i proceseve te drejtimi i projekteve komplekse, implementimi i zgjidhjeve sipas standardeve të cilësisë dhe digjitalizimi i proceseve operative. Aktualisht udhëheq projekte të mëdha fotovoltaike në Shqipëri, duke ofruar zgjidhje të integruara EV Charger + PV Solar. Qasja e tij strategjike e bën një partner kyç në misionin e EkoVolt për të transformuar sektorin energjetik në Shqipëri dhe rajon. Alban Mitre me mbi 20 vite përvojë në ndërtimin e paneleve LV/MV. Ai është ekspert në standardet elektrike, instalimet industriale komerciale, rezidenciale dhe kontrollet e cilësisë.
Nga terreni industrial deri te kërkimi shkencor në elektromobilitet, përvoja jonë e përbashkët sjell karikim elektrik më të sigurt, më të shpejtë dhe më të zgjuar për Shqipërinë dhe rajonin.